10.5 C
Tiranë
Friday, February 13, 2026
spot_img

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue”: Superylli shqiptar shkëlqen në editorialin prestigjioz

Bleona Qereti ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj ndërkombëtare: ajo është shfaqur në ballinën kryesore të revistës amerikane “Vogue”, një nga platformat më prestigjioze të modës në botë.

Këngëtarja dhe ikona pop është pjesë e një editoriali të posaçëm të botuar për Amerikën Latine. Në fotografinë kryesore, Bleona shfaqet e veshur plot elegancë me të zeza nga stilistë të njohur, ndërsa shkëlqen me aksesorët prej diamanti të shtëpisë luksoze Bulgari.

“Vogue” e prezanton atë si një superyll të dashur nga disa breza dhe një figurë që qëndron përtej skenës — si simbol qëndrueshmërie, stili dhe fuqizimi.

Ndryshe nga prezantimet e zakonshme të yjeve, fokusi këtë herë nuk është te tapeti i kuq apo karriera muzikore, por te mënyra se si Bleona e përkufizon bukurinë: si disiplinë personale, si stil i ndërtuar me përkushtim dhe si një formë qëndrese ndaj sfidave.

Në artikull, ajo ndan mësime rreth kujdesit për veten, pamjes dhe imazhit publik, përmes historive të jetës së saj nga Shqipëria tek skena ndërkombëtare, Evropa dhe Hollyëood-i.

Ky sukses e ka bërë këngëtaren jashtëzakonisht krenare, duke e vendosur edhe një herë në hartën globale të personazheve që inspirojnë me punë, dedikim dhe vizion artistik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Duhet të mbroj shëndetin tim” – Demi Lovato anulon disa data të turneut “It’s...

0
Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka anuluar disa data të turneut të saj të ardhshëm, duke përmendur arsye shëndetësore. Lajmin e bëri publik përmes rrjeteve...

“Havte” apo “Valle Kosovare”? Projekti i ri i Azis dhe Tsvetelina Yaneva ngjall debat...

0
Bashkëpunimi më i ri mes dy emrave të njohur të skenës bullgare, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, ka tërhequr vëmendje edhe në publikun shqiptar. Dyshja...

“Zoti ta ktheftë!” / Gimbo dhe Selin “ndahen” nga dera e shpellës, plasin batutat...

0
Lëvizjet e fundit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë krijuar situata sa romantike, aq edhe komike. Pas kalimit të Gimbos në shtëpi,...

Itali/ Arrestohet 58-vjeçari që vrau dhe varrosi nënën 86-vjeçare, nag frika se do humbiste...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 58-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vrarë nënën e tij 86-vjeçare...

Ekstradohet sonte nga Belgjika në Tiranë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

0
Mbërrin sonte në Rinas Mario Çela, vëllai i Suel Çelës Sonte në mbrëmje në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pritet të mbërrijë Mario Çela, vëllai...