13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Blero dhe Afrona Dika: Publikohet podcasti, Blero kërkon falje publike, ja pse nuk funksionoi mes tyre

Afrona Dika ka publikuar në fund intervistën me këngëtarin Bleron, dy vite pas divorcit të tyre të bujshëm që erdhi pas shtatë vitesh së bashku.

Në intervistën e cila është hedhur në kanalin zyrtar të Afrona Dikës në Youtube, Blero i ka kërkuar falje asaj se ai ka qenë arsyeja që martesa e tyre nuk ka funksionuar.
Edhe Afrona shprehet se ka gabimet e saj pasi ka shkëputur komunikimin mes tyre.

Afrona e nis intervistën me një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortit të saj, që e zë Bleron disi në befasi.
Pjesë nga intervista:

Afrona Dika: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot, Blerim?
Blero: Sepse mendoj prej disa vendimeve të mia personale që s’kanë qenë të matura, s’kanë qenë të  duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, sido që të jetë ne jemi njerëz dhe secili gabon. Mund të them që arsyeja që s’na ka funksionuar ose kemi ardhur ku kemi ardhur, është pjesë shumë e madhe imja dhe gabimi im, dua ta pranoj publikisht dhe dua të të kërkoj falje ty publikisht Afronë, sinqerisht dhe në atë kohë ka qenë ideja ime për të ndenjur në Kosovë, ti e di dhe u desh të vija me ty në Zvicër, por s’e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu dhe…ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më ke thënë mua duhet kështu, kështu dhe sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës sonë, por njeriu pastaj i sheh gabimet e veta më vonë.

Afrona Dika: E vërtetë, si edhe unë të miat.
Blero: Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë.

Afrona Dika: Distanca.
Blero: Idetë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...