10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Blinken: SHBA dhe vende të tjera po shqyrtojnë alternativat për të ardhmen e Gazës

Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera po analizojnë alternativa të ndryshme lidhur me të ardhmen e Rripit të Gazës nëse militantët e Hamasit largohen nga qeverisja, tha të martën Sekretari i Shtetit-, Antony Blinken.

Zoti Blinken tha para një komisioni të Senatit se ‘status quo’ nuk mund të vazhdonte për enklavën me popullsi të dendur të qeverisur nga grupi islamist palestinez Hamas dhe se as Izraeli nuk dëshironte ta kontrollonte atë.

Mes këtyre dy qëndrimeve janë “disa alternativa të mundshme që ne po i shikojmë nga afër tani, po kështu edhe vendet e tjera”, tha zoti Blinken.

Ajo që do të kishte më shumë kuptim në të ardhmen, tha zoti Blinken, do të ishte një “Autoritet Palestinez efektiv dhe i rigjallëruar” për të qeverisur Gazën, por pyetja qëndron nëse kjo mund të arrihet.

“Në të kundërt mund të ketë marrëveshje të tjera të përkohshme që kërkojnë përfshirjen e vendeve të tjera të rajonit. Mund të përfshijë agjenci ndërkombëtare që do të ndihmonin për çështjet e sigurisë dhe qeverisjen”, tha zoti Blinken.

Si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1400 njerëz, sulmi më i rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti, Izraeli është zotuar ta zhdukë Hamasin përmes një sulmi të pamëshirshëm mbi Rripin e Gazës, megjithatë nuk duket se ka një fund të qartë në horizont.

Ndër alternativat që po shqyrtohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli është edhe mundësia e një force shumëkombëshe që mund të përfshijë trupa amerikane. Një variant tjetër është që Gaza të vendoset përkohësisht nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, raportoi të martën agjencia e lajmeve Bloomberg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...