Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar se aksin rrugor Librazhd-Përrenjas është i bllokuar plotësisht për të gjitha mjetet, përfshirë ambulancat, zjarrfikëset dhe Policinë.
Strukturat përgjegjëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa Prefektura e Qarkut Korçë koordinon veprimet me institucionet përkatëse.
“Bazuar në njoftimin e marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, aksin rrugor nacional Librazhd-Përrenjas është bllokuar totalisht për qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, në këtë segment nuk lejohet kalimi i asnjë mjeti, përfshirë ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit, të cilat deri më tani kishin akses në këtë aks. Strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po monitorojnë situatën në vijimësi. Për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ketë njoftim zyrtar. Prefektura e Qarkut Korçë mbetet në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës,” thuhet në njoftim.






