10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Bllokohet ‘Audi’ në Lezhë me kokainë, armë dhe municion luftarak, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi iu është sekuestruar një armë zjarri, muncion luftarak dhe disa doza të dyshuara si kokainë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lumthi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Komisariatin e Policisë Mirditë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe doza me lëndë narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në qarkun e Lezhës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në në vendin e quajtur “Ura e Fanit”, Mirditë, një shtetas qarkullonte me automjet, me armë zjarri pa leje dhe doza me lëndë narkotike gati për shitje, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lumthi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: B. Gj., 38 vjeç dhe A. L., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Gj., 33 vjeç, banues në Mirditë dhe punohet për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj. dhe A. L., si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Gj., i cili duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin E. Gj. dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” për shtetasit B. Gj. dhe A. L.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...