26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tabaku në Komisionin Hetimor thirrje policisë ,të sillen me forcë dëshmitarët

Ka nisur me debate mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve.

Drejtuesja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, tha se një prej dëshmitareve që do të pyetej për herë të dytë, Arjola Kodra, nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme.

Tabaku paralajmëroi se nëse ajo nuk do të vinte në mënyrë vullnetare, ajo do të kërkonte ndërhyrjen e policisë për ta sjellë forcërisht.

Sipas Tabakut, Kodra, e cila është një prej aministratoreve të kompanive të inceneratorëve, ka pasur njohje të vjetra me Klodian Zoton dhe Stela Gugallin, gjë të cilën nuk e ka deklaruar në dëshminë e parë të saj në Komisionin Hetimor.

“Arjola Kodra tha këtu gjëra të pavërteta, unë kam siguruar fakte dhe prova që njohjet e saj me personat e shpallur në kërkim janë më të hershme.

Zonjën Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. Une i kërkoj stafit të Komisionit Hetimor që të vendosemi në kontakt me të.

Të gjejmë një numër telefoni, ta rithërrasim edhe një herë në drekë, në thirrjen e tretë, nëse nuk paraqitet, për zonjën Kodra ne do të bëjmë të njëjtën procedurë që propozuam per z. Loran Dusha, do të njoftojme shërbimet e Policisë se Shtetit për ta sjellë këtu me forcë” , tha Tabaku, ndërkohë që deputeti Arben Pëllumbi u shpreh i bindur se ka pasur paqartësi në komunikim, dhe jo një mungesë gadishmërie nga ana e Kodrës, për të dëshmuar në Komision.

Tabaku kërkoi po ashtu nga socialistët, që gjatë ditës së sotme të merret në pyetje dhe gazetari Artan Rama, kërkesë e cila nuk u pranua prej tyre, derisa të shprehet këshilli i rregullores.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...