10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Blushi reagon për punonjësen e AKSH-it:”Është tregues i qartë se kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas skandalit të publikuar për një punonjëse të institucioni qeveritar si AKSHI, e cila akuzohet si e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Blushi shkruan se: “Vetëm nëpërmjet punësimit të trafikantëve të drogës dhe vjedhësve të votave, Edi Rama mund ta kishte të lehtë t’i dorëzonte të dhënat e shqiptarëve në duart e patronazhistëve, për t’u bërë presion qytetarëve në zgjedhje!”.

REAGIMI I PLOTE

Përfshirja e një punonjëse të AKSHI-t në trafikun ndërkombëtar të drogës, e denoncuar më herët edhe për implikim në vjedhje të votave për llogari të “Rilindjes” është treguesi më i qartë se kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale të shqiptarëve dhe sigurinë kombëtare.

Vetëm nëpërmjet punësimit të trafikantëve të drogës dhe vjedhësve të votave, Edi Rama mund ta kishte të lehtë t’i dorëzonte të dhënat e shqiptarëve në duart e patronazhistëve, për t’u bërë presion qytetarëve në zgjedhje!

Kjo është edhe arsyeja pse shteti është nxjerrë lakuriq para sulmeve kibernetike nga vende jo mike sepse sigurinë kombëtare Edi Rama e mbron me trafikantë droge!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...