6.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Boçi: Lirimi i Sali Berishës është vendim i marrë nën presionin ndërkombëtar

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar lirimin e Sali Berishës, duke e cilësuar si një vendim të marrë nën presionin ndërkombëtar. I ftuar në një studio televizive, Boçi theksoi se kthimi në liri i Berishës ndryshon situatën politike dhe këndvështrimin e qytetarëve ndaj të drejtës.

Sipas Boçit, vendimi për lirimin e Berishës u ndikua nga gatishmëria e Gjykatës së Strasburgut për të shqyrtuar çështjen me shpejtësi, duke detyruar institucionet shqiptare të ndryshojnë qëndrimin dhe të cilësojnë masën e arrestit të pabazuar. Ai e konsideron këtë proces një veprim të montuar politikisht, që nuk ka lidhje me interpretimin ligjor dhe kushtetues.

“Ka qenë gatishmëria e Strasburgut për ta marrë në shqyrtim me shpejtësi, që gjykata jonë të reflektojë dhe masën e arrestit ta cilësojë të pavlefshme, duke i dhënë liri liderit,” u shpreh ai, duke theksuar gjithashtu se ky vendim ndryshon situatën dhe frymëzimin politik të Partisë Demokratike dhe të qytetarëve.

Boçi gjithashtu bëri një paralelizëm me ngjarjet politike në SHBA, duke thënë se ngjashmëritë janë shumë të mëdha, ndërkohë që vuri në dukje ndikimin e aksionit të opozitës dhe të qasjes ndërkombëtare ndaj Shqipërisë. Ai e kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke e akuzuar për lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe për përdorimin e pushtetit për të fituar zgjedhjet.

Ky është një vendim që pasqyron nonsenset e funksionimit të drejtësisë në Shqipëri dhe alarmi është se ky sistem nuk funksionon siç duhet,” përfundoi Boçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT