13.5 C
Tiranë
Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Bombardimet ruse, sulmohet centrali bërthamor në Ukrainë, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Luftimet mes forcave ukrainase dhe ruse nuk kanë të ndalur. Ndërkohë palët kanë akuzuar njëra-tjerën për bombardime në centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhias. Në raportin e përjavshëm ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse po grumbullohen në jug të Ukrainës, në pritje të një kundërofensive ose për kryerjen e një sulmi të mundshëm.

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për bombardime në centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhias.

Predhat goditën një linjë të tensionit të lartë të centralit, gjë që shkaktoi ndaljen e punës së një reaktori. Fatmirësisht nuk pati rrjedhje radioaktive.

Centrali bërthamor u morr nën kontroll nga forcat ruse në fillim të muajit mars, por ai ende drejtohet nga teknikët ukrainas.

 

Kompania shtetërore për Energjinë Bërthamore e Ukrainës, Energoatom, fajësoi Rusinë për sulmin. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha gjithashtu se Moska ishte përgjegjëse duke e cilësuar ngjarjen një akt terrori.

 

Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase për bombardimin e centralit, duke thënë se ishte vetëm çështje fati që nuk pati rrjedhje radioaktive.

Ndërkohë luftimet vazhdojnë në Ukrainë. Forcat vendase po përpiqen të forcojnë pozicionet e tyre rreth qytetit lindor të Slovianskut, në pritje të një ofensive ruse për të kapur pikën strategjike, qytetin e Donetskut.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se trupat ruse po grumbullohen në jug në pritje të kundërofensive të Ukrainës ose po përgatiten për një sulm të mundshëm.

Instituti amerikan për Studime të Luftës, tha se forcat ruse kryen sulme tokësore, por që dështuan, në zona të banuara në jug qytetit, Bakhmut. Ata gjithashtu kryen disa sulme të kufizuara tokësore në veri, veriperëndim dhe jugperëndim të qytetit Donetsk.

Megjithë luftimet, eksporti i dridhit vazhdon. Tre anije lanë portet me dalje në Detin e Zi, në drejtim të Turqisë për inspektim. Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se shpresojnë që brenda disa muajsh të rrisin dërgesat e grurit nga 1në rreth 3.5 milionë tonë metrikë në muaj./VOA/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi dëgjon kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, theks te mbikëqyrja, kreditimi...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën dëgjimore me një pjesë të kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,...

Vodhi para dhe cigare në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari i dënuar më...

0
Një 33-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së...

Seancë parlamentare me 14 pika në rend dite, pritet debat për Reformën Administrativo-Territoriale

0
Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika, ndërsa diskutimet pritet të shoqërohen me tension...

Konflikt i ashpër në Aeroportin e Vlorës, Pacolli denoncon: “Po tjetërsohen duty free-t dhe...

0
Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është përshkallëzuar, teksa biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë publikisht me akuza të forta për tjetërsim...

Horoskopi ditor, e Martë, 3 Shkurt 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Mos nxitoni në vendime, veçanërisht në çështje personale. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Çështjet praktike ecin përpara. ♊ Binjakët Komunikimi është kyç. Një bisedë e...