35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...