10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Bora e parë zbardh Gjinarin dhe zonat malore të Librazhdit

Bora e parë ka zbardhur majën e Bukanikut në Gjinar, duke sjellë pamjet e para të vjeshtës së vonë dhe paralajmërimet e para të dimrit në zonën turistike. Reshjet kanë qenë të lehta dhe, sipas autoriteteve, qarkullimi rrugor vijon normalisht pa asnjë problematikë.

Edhe zonat malore të Librazhdit janë veshur me një shtresë të hollë dëbore. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat raportojnë reshjet e para, por situata në rrugë mbetet e qetë dhe e menaxhueshme.

Ndërkohë, reshje më të dendura janë regjistruar në majën e Bigllës dhe në Dardhë, si dhe përgjatë aksit Shtyllë–Mashkullorë, ku bora ka rënë në sasi më të konsiderueshme. Autoritetet po monitorojnë situatën në terren, ndërsa deri tani nuk ka raportime për rrëshqitje, bllokime apo vështirësi në qarkullim.

Bora e parë, megjithëse e lehtë, ka sjellë gjallërinë e parë të sezonit dimëror në zonat turistike të qarkut Elbasan, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të hershëm dhe adhuruesve të natyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...