18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë duke ulur me 4 lekë çmimin për naftën dhe me 5 lekë çmimin për benzinën.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, nga 218 lekë/litri që ishte.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri nga 200 lekë/litri qe ishte deri sot.

Vendim i Bordit të Transparencës 22.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 22 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 21.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 840, – 68 nga data 17.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 945, -42 nga data 17.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 114. 87 (+ 1.48 nga data 17.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...