9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Botërori i Katar pritet të jetë i fundit për shumë yje të futbollit

Botërori i Katar pritet të jetë i fundit për shumë yje të futbollit. Leo Messi e ka shprehur publikisht, për të ky është Botërori i fundit me përfaqësuesen argjentinase, shansi i fundit për të thyer mallkimin që e përndjek prej vitesh, pasi në CV e tij mbresëlënëse i mungon vetëm ky trofe i artë. Messi është i vetëdijshëm se nëse e arrin një sukses i tillë pa diskutim do të jetë më i miri në histori.

C.Ronaldo flet me nëse, psh, nëse arrin të shpallet kampion bote, jo vetëm që e mbyll me përfaqësuesen, por e mbyll edhe me futbollin e luajtur, nëse mposht Messi-n në finale. Ronaldo sheh me larg se ky Botëror, synon të jetë me Portugalinë edhe në “Euro2024”, por më parë të shohim se si do të shkojë ky Botëror. Dy yjet e futbollit Botëror më në fund u bashkuan në një foto për Louis Vuitton duke luajtur shah, i tillë është ky Botëror për dy lojtarët më të famshëm të këtij turne.

Mund të jetë Botërori i fundit edhe për Neymar, kështu u shpreh sulmuesi i seleçaos pak ditë më parë. E sigurt që ky ishte Botërori i fundit për Benzema, për fat të keq nuk ia doli të ishte i pranishëm. Ky është “last dance” edhe për Luka Modric, kapiteni i Kroacisë ka njoftuar tërheqjen pas këtij Botërori. I fundit pritet të jetë edhe për Robert Lewandowski-n dhe shumë yje të tjerë, një brez i artë lojtarësh i lindur në vitet 80 që për afro dy dekadash pushtuan botën e futbollit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....