19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Britania heq karantinën/ Boris Johnson: “Nuk ka kuptim të pengohen më tej ata që duan të hyjnë në ishull”

Ndryshe nga Evropa apo më gjerë, kur po shtrëngohen masat kundër përhapjes së Omicronit, kryeministri britanik Boris Johnson thotë se shtama është kaq e përhapur saqë nuk ka kuptim të pengohen më tej ata që duan të hyjnë në ishull pasi cdo masë do kishte ndikim të kufizuar.

Kushdo që do të shkojë në Angli nuk do të ketë më nevojë të bëjë tampon 48 orë përpara nisjes drejt ishullit dhe as të karantinohen dhe të bëjnë tamponin e PCR. Kjo nënkupton rikthimin e gjendjes përpara tetorit kur nuk kishte kufizime për udhëtarët, cka përbën një lajm mjaft të mirëpritur për ata që udhëtojnë dhe turizmin.

Vaksinimi me dozën e tretë ne Britani ka mbërritur në 60% të popullsisë dhe afron 90% e britanikëve janë vaksinuar me dy doza.

Qeveria e Boris Johnson duket se ka adoptuar opsionin pragmatist të të jetuarit me virusin, kur një pakicë e vogël britanikësh ende nuk pranojnë të vaksinohen dhe kjo duket se po pranohet si përzgjedhje e tyre për të jetuar rrezikshëm, në kushtet kur doza e tretë e vaksinës është gjerësisht e disponueshme.

Britania ishte i vetmi vend në Evropë që kërkonte që edhe ata që ishin vaksinuar plotësisht, madje edhe me tre doza, duhet të bënin dy tampone kur të riktheheshin në ishull. Heqja e tamponëve dhe karantinimit ka shtuar një rritje të menjëhershme të pronotimeve për fluturime dhe udhëtime jashtë Britanisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...