19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Britney Spears fiton gjyqin ndaj babait të saj

Kujdestaria e Britney Spears ka marrë fund zyrtarisht dje, kur u ndërpre marrëveshja ligjore që ka kontrolluar jetën e saj për 13 vjet.
Vendimi, i dhënë nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, Brenda Penny, erdhi pak muaj pasi Britney dëshmoi se konservatori ishte “abuziv” dhe se donte që ai të përfundonte menjëherë, shkruan “Page SIx”.

Dy muaj më parë, babai i Britney-t, Jamie Spears, u pezullua si kujdestar. Rasti i Britney-t u risoll në qendër të vëmendjes këtë vit pas një sërë zhvillimesh, përfshirë publikimin në shkurt të dokumentarit të “New York Times”, “Framing Britney Spears” dhe dëshminë e këngëtares në qershor, e cila ndihmoi të hidhet dritë mbi atë që ka duruar për kaq shumë vite.

Çfarë ndodhi në seancën e së premtes?

Ndërsa një turmë entuziaste e mbështetësve të #FreeBritney u mblodh jashtë gjykatës Stanley Mosk të Los Anxhelosit, gjykatësja Penny vendosi që ruajtja e pasurisë dhe e Britney-t duhet të ndërpritet menjëherë.

Gjykatësja tha se kontabilisti John Zabel, i cili ka shërbyer si kujdestar i përkohshëm i pasurisë së Britney-t që kur Jamie u pezullua, do të qëndrojë i tillë, por me një kapacitet “të kufizuar dhe administrativ”, derisa të zgjidhen çështjet financiare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...