3.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Broja pas paraqitjes së shkëlqyer: “Kam bërë një hap të madh përpara dhe ndihem shumë mirë”

Armando Broja po kalon një moment pozitiv në Premier League, teksa zhvilloi një paraqitje shumë të mirë ndaj Newcastle, duke u përfshirë edhe në formacionin e javës, pavarësisht humbjes 1-3 të skuadrës së tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati disa shqetësime fizike në minutat e fundit të ndeshjes, por situata nuk ishte serioze. Vetë Broja ka konfirmuar se është në gjendje shumë të mirë dhe i gatshëm për sfidat e radhës.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Burnley, 23-vjeçari foli për progresin e tij të dukshëm dhe ndryshimet që ka bërë krahasuar me periudhën e mëparshme, duke theksuar se Premier League kërkon përgatitje të jashtëzakonshme fizike dhe mendore.

“Kur kam luajtur për herë të parë, ishte shumë e lodhshme. Premier League është shumë fizike dhe kërkon ritëm të lartë në çdo ndeshje. Më duhej kohë të ndërtohesha siç duhet fizikisht, ndaj u stërvita çdo ditë për t’u bërë më i fuqishëm. Tani jam edhe më i shpejtë”, u shpreh Broja.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e besimit që i ka dhënë trajneri, duke e aktivizuar rregullisht, gjë që ka ndikuar ndjeshëm edhe në aspektin psikologjik.

“Trajneri më ka hedhur në fushë dhe kjo më ka dhënë shumë besim. Jam shumë më mirë se më parë dhe gati për ndeshjen e radhës me Brighton. Jam i lumtur kur shënoj, por dua të kontribuoj në çdo aspekt të lojës: të dribloj, të krijoj raste dhe të jem aktiv gjatë gjithë ndeshjes. Kam bërë një hap të madh përpara dhe ndihem shumë mirë”, përfundoi sulmuesi kuqezi.

Paraqitjet e fundit tregojnë një Broja më të pjekur dhe më të kompletuar, duke rritur pritshmëritë për vazhdimësinë e sezonit si në nivel klubi, ashtu edhe me Kombëtaren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...