Ceremonia e shpalljes së vlefshmërisë së mandatit dhe marrja zyrtare e detyrës së Kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Vlorës, znj. Brunilda Mersini, do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në Teatrin “Petro Marko”.
Mersini kandidoi me siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe fitoi përballë dy kandidatëve të pavarur, Dijonis Sotës të mbështetur nga PD dhe Gjergji Nikës.
Në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 9 nëntor 2025, pjesëmarrja ishte e ulët, vetëm 12.5%. Mersini dhe Partia Socialiste e justifikuan këtë pjesëmarrje me motin e keq dhe reshjet e shiut që mbizotëruan atë ditë në qytetin e Vlorës.






