28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Përmbytjet dhe reshjet e shumta: Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën në të gjithë vendin

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se reshjet e dendura që kanë përfshirë Shqipërinë nga veriu në jug kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe izolime të disa fshatrave. Monitorimi i lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen intensivisht për të garantuar sigurinë e banorëve në zonat e prekura.

Qarku Lezhë: Puna vijon me mjete të rënda në argjinaturën e Lagunës së Vainit, ndërsa përmbytjet janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Riparimet e rrugëve dhe shpatullave të urave vijojnë në Kurbin, Mirditë dhe njësitë Fan e Selitë. Lumi Drin tregon tendencë rënieje, Lumi Mat pa probleme, furnizimi me ujë normal.

Qarku Durrës: Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje. Kanalet e kullimit po pastrohen, ndërsa argjinatura e lumit Droje në Dukagjin është forcuar. Rruga dhe kanalet në Borizanë dhe Cudhi po pastrohen, niveli i ujit në tokat bujqësore ka tendencë uljeje.

Qarku Fier: Lumi Seman ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat në Imësht, Seman dhe Suk. Lumenjtë Vjosa monitorohen në Memaliaj dhe Mifol, ndërsa akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të kalueshme.

Qarku Vlorë: Situata më e stabilizuar, me monitorim të vazhdueshëm të lumit Vjosa. 67 efektivë të Forcave të Armatosura, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse janë në terren për mbështetje. Punime për kalueshmërinë në rrugët Selenicë–Rromës, Metoq dhe Vrion–Aliko.

Qarku Dibër: Riparime rrugësh dhe pastrime përrenjsh në Bulqizë, Luzni, Zall Dardhë e Muhur, si dhe në Mat. Furnizimi me ujë dhe energji është normal.

Qarku Shkodër: Ndërhyrje intensive në Fushë-Arrëz dhe Malësi të Madhe për shkak të rrëshqitjeve dhe rritjes së përroit të Thatë.

Qarku Berat: Lumi Osum ka rënë në nivel, por ka ujë në tokat e Veterrikut, Moravës dhe Arrës–Çiflik.

Qarku Korçë: Niveli i Devollit dhe Dunavecit në rënie, përmirësim i situatës në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.

Qarku Gjirokastër: Lumi Vjosa në Memaliaj dhe Përmet nën pikën kritike, akset kombëtare të kalueshme.

Qarku Elbasan: Evakuim i një familjeje në Librazhd për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit.

Qarku Tiranë dhe Kukës: Situata drejt stabilizimit, rrugët e kalueshme, punë intensive për rikthimin e energjisë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat vendore, po vijojnë monitorimin e situatës dhe janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

Në gjithë vendin, ekipet e emergjencës punojnë pa ndërprerje për të mbrojtur banorët dhe për të rikthyer normalitetin në zonat e prekura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...