10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Bulqizë/ Goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit

Policia e Bulqizës ka goditur nje rast të zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe si rezultat është proceduar penalisht pronari i lokalit.

51-vjeçari, pronari i lokalit në Bulqizë, është proceduar penalisht për organizim të lojrave të fatit në subjektin e tij.
Dyshohet se ai organizonte lojra fati, teksa ka nisur procedimin penal ndaj 51-vjeçarit me iniciale G.A.
Policia ka ushtruar kontroll në lokalin e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri.

 

Njoftimi i policisë:

Në Bulqizë goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje dhe vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati, strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës.

Si rezultat, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambientet e lokalit të tj, është gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri, me të cilën dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...