Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar në vija të përgjithshme buxhetin e vitit 2022 dhe në cilat sektorë do të investohet më tepër. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se në plan është kadastra digjitale, e cila do të shmangë kontaktet në zyrat e lëshimit të certifikatave të pronave dhe e gjitha do të ofrohet përmes kompjuterit apo telefonit.
Po ashtu, Rama nënvizoi se për mbrojtjen, janë financuar para në sigurimin e dornëve inteligjentë dhe satelitëve, që do të monitorojnë monitorin dhe do të evidentojnë parregullsitë. Shëndeti dhe mbrojtja sociale janë dy sektorë që kanë gjetur gjithashtu vëmendje në buxhetin e vitit 2022, ku janë parashikuar rritje fondesh. Për shkollat po punohet që të vendoset mësimet kompjuterike për klasat e ciklit të ulët, si dhe anglishtja të vendoset që në klasë të parë, projekt i cili ka nisur që këtë vit shkollor. Sa i përket Universiteteve, sipas kryeministrit, janë në zhvillim e sipër bisedimet me universitete ndërkombëtare, ku po punohet për diploma e programe të përbashkëta.
“Kadastra digjitale është në proces të avancuar, e dimë shumë mirë se çfarë plage është në marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarit çështja e marrjes së pronësisë. Me digjitalizimin edhe kadastra do të jetë një institucion i aseksueshëm përmes kompjuterit dhe do të japë të gjitha dokumentet e pronësisë bazuar në vulat elektronike. Mbrojtja e territorit hyn në një fazë tjetër, falë buxhetit të vitit 2022 falë satelitëve dhe dronëve inteligjentë. Ku do të na japë të dhëna për të gjitha krimet e mjedisit në territor, te ndërtimet pa leje, e deri në aspekte që kanë të bëjnë me bujqësinë, energjinë, me lumenjtë, zjarret dhe pa lënë mënjane luftën kundër krimit në sensin e një potenciali komplet tjetër të identifikimit dhe elementëve kriminal. Qendra digjitale e qarkullimit rrugor është në proces. Jemi sot në kushtet ku kemi gati njërën pjesë dhe tani duhet të kalojmë në pjesën tjetër që është shtrirja e kamerave inteligjente për të monitoruar qarkullimin, duke hequr nga rrugët policinë dhe patrullat, trarët apo kontrollet në rrugë. Mbrojtja kibernetike do të futet në prioritetet tona dhe do të financohet në mënyrë të posaçme duke krijuar një qendër të mbrojtjes kibernetike të të gjitha sistemeve tona të komunikimit. Edukimi teknologjik i fëmijëve i të rriturve përbëjnë një paketë që shton plus 6.5 mln dollarë nga çfarë kishim në dispozicion këtë vit lidhur me teknologjinë. Me fondet e të tertëve kjo shifër do të arrijë në 100 mln dollarë në vitin 2022. Këtu dua të vlerësoj rolin e ri të Ministrisë së Mbrojtjes që do të kthehet në qendër të re graviteti për Shqipërinë digjitale. Më tutje shëndetësia, arsimi dhe mjedisi. Buxheti i Shëndetësisë shkon në 91.3 mld, që përbën 4.89 të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Buxheti për shëndetësinë financon 3.6% të prodhimit të brendshëm. Sa i përket arsimit janë disa hapa të rinj që hidhen dhe financohen nga buxheti, përfshirja e gjuhës angleze në klasën e parë. Futja e mësimit të teknologjisë digjitale në ciklin e ulët dhe një riorientim kurrikuluar drejt shkencës, teknologjisë, matematikës i lidhur me këtë përfshirje me rrugën e edukimit digjital të më të vegjëlve. Për laboratërot e shkollave dhe mësimin e informatikës, janë 1.9 mld ose 19 mln dollarë. Do të ketë një rëndësi të veçantë për artin dhe zejet, ku përfshihet edhe teknologjia. Programet po detajohen dhe qysh për vitin e ardhshëm shkollor do të jenë të shtrirë në të gjitha shkollat. Disa hapa do të bëhen në muajt e parë të viteve të ardhshme. Për universitetet është e vetmja rrugë ndërkombëtarizimi. Kemi një tryezë të përbashkët të qeverisë me rektorët e universiteteve.
Po shikojmë zhvillime inkurajuese. Nga buxheti për vitin e ardhshëm janë akorduar 7 mln dollarë në nxitje të ndërkombëtarizimit për ato universitete që do të ecin më shpejt për të krijuar raporte me universitete ndërkombëtare që shkojnë në programe e diploma të përbashkëta. Është proces që do të kërkojë kohë, por jam i sigurt që do t’ia dalim, pavarësisht ecurisë së integrimit në BE që diktohet nga faktorë të jashtëm që s’kanë të bëjnë me ne. Një tjetër hap është pastërtia. Ajo e qyteteve, e plazheve, e trashëgimisë kulturore. Këtu do të hyjmë me një buxhet të përshtatshëm. Dua të ritheksoj sot, se pushteti vendor duhet të marri mesazhin që pastërtia dhe garantimi i pastrimit në të gjithë perimetrin e tyre është një kriter i pa tjetërsueshëm i përcaktimit të masës për pushtetin vendor. Siç kemi vendosur një fond për të mbështetur ato që performojnë si duhet. Do të marrin masa financiare dhe masa drastike administrative ato që performojnë dobët. Asnjë buxhet bashkiak që nuk do të ketë të garantuar buxhetin e bashkimit.
Vijmë te bujqësia, mendoj që buxheti i vitit 2022 është kuptimplotë në këtë drejtim pavarësisht disa shprehjeve të pakënaqësisë dhe shprehjeve për të kuptuar se kemi të bëjmë me një qasje dhe asgjë tjetër. Dua t’ju them një gjë, atyre që ankohen për riorientimin e TVSH-së, se e gjitha ajo shumë që faktikisht hiqej nga buxheti i shtetit në formën e uljes së TVSH-së është dyfishuar dhe rivënë në shërbim të bujqësisë. Kemi rritur fonde. Në një sektor i cili ka një masë që shkon në afro 350 mln, llogariteni se çfarë efekti ka një masë prej 7-8 milionësh. Një masë që është hequr nga buxheti i shtetit dhe sot me buxhetin e ri dyfishohet duke iu shtuar fondeve të financimit të drejtpërdrejt, për të vazhduar të krijojmë modele. Janë disa shifra të nxjerra nga librat e shtetit. Kemi, si 9 mujor 323 % më shumë eksporte se në 9 mujorin e 2020. Me buxhetin e vitit 2022, shkojnë në 12.7 mld për mbështetje”. u shpreh Rama.