10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Çdo ditë që kalon regjimi i Edi Ramës bëhet më abuziv”/ Berisha: “Sulmi ndaj TIMS ishte operacion i brendshëm”

Kreu i PD Sali Berisha në takimin e tij të përjavshëm me gazetarët foli mbi mungesën e sigurisë në vend ku tha se vendi nuk ka qenë kurrë kaq i pasigurt. Sipas tij shkatërrimi i sistemeve TIMS dhe Memex ka bërë të mundur largimin dhe futjen në vend të qindra kriminelëve për qëllimet e tyre.

Berisha po ashtu tha se ky sulm ndaj sistemeve ishte një operacion i kryer nga brenda sistemit dhe kishte si qëllim fshehjen e gjurmëve të thasëve me euro që kriminelët i kanë dorëzuar politikanëve.

Sakaq, Berisha foli edhe për shkarkimin e ish kreu të Policisë së Shtetit Gledis Nano, për të cilin ai tha se u shkarkua në mënyrën më mafioze dhe se “shqiptarët nuk morën vesh gjë përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën”.

“Çdo ditë që kalon regjimi i Edi Ramës bëhet më abuziv, vjedh më shumë, mashtron më shumë dhe ka humbur tërësisht sensin e njerëzisë. Kurrë vendi nuk ka qenë më i pasigurtë se ëkto ditë. Vetëm shkatërrimi i sistemit TIMS dhe MEMEX ka bërë të mundur që në vend të futen e të largohen qindra kriminelë. Kjo është absolutisht operacion i kryer nga brenda sistemit, dhe kishte një qëllim. Të zhduke gjurmët e lidhjes së politikës me krimin. Të zhdukë gjurmët e udhëtimeve të Taulant Ballës 54 herë më një super trafikant. Të zhduke gjurmët e thasëve me euro ëq kriminelët i kanë dorëzuar politikanëve. Kishte qëllim transformimin e vendit dhe vendosjen e tij në urdhrat e krimit. Një polic u largua në mënyrën më mafioze, shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Lidhjet e krimit të Ramës dhe Çuçt me bandat kriminale. Ka shtrirë kontrolli në çdo qelizë, siguria është në rrezik, pas çdo frime që ai vendos është një vjedhje e re.Çdo lëvizje në administratë e ka të kontrolluar nga krimi. Ka një vendosmëri të madhe për të ecur drejt protestave të mëdha kombëtare. U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, të ngrihemi kundër këtij dhunimi”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...