Dy vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli, të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare prej më shumë se dy dekadash, dyshohet se janë identifikuar në Itali, ku jetonin me emra të ndryshuar.
Në vitin 2001, Gjykata e Lushnjë i kishte dënuar në mungesë me 32 vite burg në total për vrasjen e një të riu në një ngjarje të ndodhur në vitin 1999. Sipas hetimeve, krimi ishte kryer në kuadër të një hakmarrjeje, pas një vrasjeje të ndodhur dy vite më parë.
Prej vitit 2001, dy vëllezërit rezultonin të arratisur dhe dyshohet se kanë jetuar për vite me radhë në Itali, duke përdorur identitete të rreme dhe duke siguruar leje qëndrimi.
Sipas burimeve hetimore, zbulimi i tyre është bërë i mundur pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane dhe verifikimeve biometrike, përmes krahasimit të fotografive të vjetra me ato të siguruara së fundmi.
Hetimet dhe procedurat për ekstradimin e tyre pritet të vijojnë në bashkëpunim mes autoriteteve të të dy vendeve.






