25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Putin shpall armëpushim të përkohshëm për Pashkët ortodokse në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm në luftën me Ukraina me rastin e Pashkëve ortodokse.

Sipas njoftimit të Kremlinit, armëpushimi do të nisë më 11 prill në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në fund të 12 prillit 2026, duke përfshirë të gjitha frontet e konfliktit. Gjatë kësaj periudhe, forcat ruse pritet të ndalojnë operacionet ushtarake dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm në terren.

Autoritetet në Moskë kanë bërë thirrje që edhe pala ukrainase të respektojë të njëjtin vendim, duke ndalur veprimet luftarake gjatë intervalit të armëpushimit.

Zbatimi i urdhrit është vendosur nën mbikëqyrjen e ministrit të Mbrojtjes Andrei Belousov dhe shefit të shtabit të përgjithshëm Valery Gerasimov, të cilët do të monitorojnë situatën në terren gjatë periudhës dyditore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...