15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Çështja e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi është shndërruar në konflikt politik

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, i planifikuar të mbahet nga 30 nëntori deri më 15 dhjetor, ka shndërruar çështjen në një sfidë politike midis grupimeve pro-malazeze dhe atyre pro-serbe. Analistët vërejnë se ky proces ka tejkaluar rëndësinë statistikore, duke u kthyer në një sfidë ku struktura kombëtare e popullsisë mund të përballet me ndryshime të mëdha.

Analisti Hajrullah Hajdari shprehet se ndryshimet në përkatësinë fetare dhe kombëtare nuk kërkohen në shumicën e vendeve të zhvilluara, ndërsa në Mal të Zi kjo traditë ka qenë e pranishme nga viti 1945 deri në 2011. Në këtë kontekst, regjistrimi aktual ka nxjerrë në pah polarizimin dhe tensionet në lidhje me identitetin kombëtar.

Ndërsa Mal i Zi përballet me sfidat e ndryshimeve të mundshme në strukturën e popullsisë, ky proces ka shfaqur ndjenja të forta identitare dhe politike midis komuniteteve.

“Regjistrimi i popullsisë ka marrë përmasat e polarizimit politik dhe një dukuri e tillë nuk është befasi duke marrë parasysh se kemi ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi. Rezultatet e publikuara nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tash popullsia me përkatësi malazeze ka qenë dominuese, por të gjitha gjasat janë që në këtë regjistrim të ndodhin ndryshimet sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë”, tha zoti Draga.

Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë se dukuritë e shfaqura në kohë të fundit në shoqërinë malazeze, mund të ndikojnë në rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

Zoti Draga vlerëson se “nuk është befasi që në këtë regjistrim popullata malazeze të bie në një përqindje të konsiderueshme, ndërsa e kundërta do të jetë me qytetarët e kombësisë serbe”.

Edhe analisti Hajdari mendon se “në këto rrethana politike kemi një garë mes dy komuniteteve që dominojnë në Mal të Zi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT