Një seancë e pazakontë po zhvillohet në Kuvendin e Republikës, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar flotoren e parlamentit dhe këkojnë ardhjen në seancë të kryeministrit Rama për t’u përgjigjur në lidhje me përfshirjen në “çështjen McGonigal”.
Teksa ministrat po lexojnë projektligjet nga vendi, deputetët e opozitës i bien tavolinave dhe kërkojnë plotësimin e kërkesës së tyre për interpelancë me kryeministrin.
Në një moment shihet dhe deputeti i PD-së Bledion Nallbati, i cili i fryn bilbilit gjatë kohës që flasin propozuesit e projektligjeve.Kryetarja i ka tërhequr vëmendjen deputetit dhe e ka parlajmëruar për përjashtim nga seanca.
Kujtojmë se pak më herët deputeti i PD-së, Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca pasi u përplas me gardën teksa fliste ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.