14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Çfarë do të ndodhë me 20 milionë ton drithë ukrainas pasi Rusia ka bërë bllokadë detare

Rusia dhe Perëndimi janë përfshirë në një luftë diplomatike mbi fatin e grurit të Ukrainës dhe se si mund të nxirret në mënyrë të sigurtë në tregjet botërore përmes Detit të Zi.

Nëse plani për të futur grurin ukrainas në tregun botëror dështon, një pjesë e rendësishme e kësaj lufte diplomatike lidhet edhe me faktin se kush do të kenë pas opinionin publik në rast se pamundësia për të furnizuar tregjet me grurë të sjellë uri në botë.

Të dyja palët po kryejnë takime diplomatike në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke u përpjekur të fajësojnë kundërshtarin e tyre për rritjen e çmimeve në ushqimet bazë dhe plehrat kimike. Siç dihet, Rusia dhe Ukraina eksportojnë më shumë se 1/4 e grurit botëror, ndërsa Rusia është eksportuesi kryesor i plehrave në botë. Indeksi i Çmimeve të Plehrave sipas Bankës Botërore u rrit me pothuajse 10% në tremujorin e parë të 2022. Ky është treguesi më i lartë i të gjitha kohërave.

Çfarë do të ndodhë me 20 milionë ton drithë ukrainas?

Ajo që tani është bërë një çështje jetë a vdekje për të gjithë planetin është fati i 20 milionë tonëve drithë të bllokuara në Ukrainë. Problemi kryesor është se si këto sasi do të eksportohen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të shmanget rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe gjithashtu të ruhet prodhimi i ardhshëm ukrainas që aktualisht nuk mund të magazinohet për shkak të shkatërrimeve të luftës, por edhe bllokimit të prodhimit të vitit të shkuar.

Megjithatë, dërgesa e grurit ukrainas nuk është e mundur për shkak të bllokadës detare të vendosur nga Rusia në portin e Odessas në Detin e Zi, por edhe për shkak të minave lundruese të vendosura nga Ukraina për të parandaluar pushtimin e portit nga forcat ruse, Rusia, nga ana e saj, ka thënë se heqja e sanksioneve ndaj produkteve dhe plehrave të saj detare është një kusht kyç për heqjen e embargos ndaj ukrainasve,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...