12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Çfarë është USAID dhe pse thuhet se Trump është gati ta mbyllë atë?

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të vazhdojë funksionin e saj si agjenci ndihme, por plani përfshin një reduktim të ndjeshëm të financimit të saj dhe fuqisë punëtore, raporton CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, njoftoi të hënën se ka marrë rolin e drejtorit të përkohshëm të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA (USAID), pas deklaratave të Elon Musk, njeriut më të pasur në botë dhe përgjegjës për reformimin e qeverisë federale, se Presidenti Donald Trump kishte miratuar mbylljen e kësaj agjencie.

Në Uashington, selia e USAID u mbyll gjatë ditës, dhe punonjësve iu dërgua një email që t’ë qëndronin në shtëpi. Logot dhe fotot e agjencisë u hoqën nga muret e ndërtesës, ndërsa faqja e internetit dhe llogaritë në rrjetet sociale u zhdukën. “Po ndodh apokalipsi në USAID,” tha një punonjës i agjencisë.

USAID, e krijuar nga Kongresi si një agjenci e pavarur për ndihmën ndërkombëtare, është bërë objekt i përpjekjeve të Trump dhe Musk për të reformuar qeverinë federale. Kritikët e akuzojnë agjencinë për prirje partiake, ndërsa demokratët e kundërshtojnë mbylljen dhe thonë se Trump nuk ka autoritet për ta shkatërruar atë.

Deklaratat e Musk gjatë një diskutimi në platformën sociale X ishin ato që nxitën zhvillimet e fundit. Musk tha se kishte diskutuar me Trump për mbylljen e agjencisë, dhe presidenti kishte rënë dakord që ta mbyllnin.

Punonjësit e USAID-it morën një email pas mesnate për t’u njoftuar se nuk duhej të shkonin në zyrat e agjencisë dhe u urdhëruan të punonin nga distanca, përveç disa që kishin detyra të nevojshme në terren. Ata shprehen shqetësim se mund të humbnin aksesin në sistemet e agjencisë dhe do të mbeteshin pa informacione të nevojshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...