10.5 C
Tiranë
Friday, January 31, 2025
spot_img

Çmimi i ulët i Inteligjencës Artificiale Kineze sfidon Chatgpt: DeepSeek shkakton kaos në tregje

Shfaqja e një modeli të inteligjencës artificiale kineze të ngjashme me Chat GPT, por me kosto shumë më të ulët po kërcënon dominimin e liderëve të Intelegjencës Artificiale. Kompanitë amerikanë të inteligjencës panë deri në 593 miliardë dollarë zhvlerësim në treg, një humbje rekord njëditore. Trump tha se këto të fundit duhet të zgjohen, por e vlerësoi arritjen si pozitive edhe për SHBA.Chat GPT është lehtësisht i zëvendësueshëm nga një aplikacion kinez me vlerë qindra milionë dollarë më të lirë për ndërtimin e tij.

DeepSeek , një startup njëvjeçar, prezantoi një model të Inteligjencës Artificiale të ngjashme me ChatGPT të quajtur R1.Kompania tha se kishte shpenzuar vetem 5.6 milionë dollarë për fuqinë kompjuterike për modelin e saj bazë, krahasuar me miliarda dollarë që kompanitë amerikane shpenzojnë për teknologjitë e tyre të Intelegjencës Artificiale.

Kjo shkaktoi valë tronditëse nëpër tregje, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, të hënën.

Aksionet amerikane ranë ndjeshëm dhe prodhuesi i çipave Nvidia, furnizuesi kryesor, ra gati 17% dhe humbi gati 600 miliardë dollarë në vlerën e tregut.

DeepSeek , kërcënoi atmosferën e pathyeshmërisë që rrethonte industrinë e teknologjisë amerikane.

Humbjet në bursë ishin shumë më të thella në fillim të ditës.

Sam Altman, CEO i OpenAI, vitin e kaluar tha se industria do të kishte nevojë për triliona dollarë investime për të mbështetur zhvillimin e çipave për të fuqizuar qendrat e të dhënave me energji elektrike që drejtojnë modelet komplekse të sektorit.

MË TË MIRËT E 2024! Nga “i Arti” Bekim Balaj, krerët e UEFA dhe FIFA-s në eventin gala të FSHF-së
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur ngritjen e kompanisë kineze DeepSeek “një thirrje zgjimi” për industrinë e teknologjisë amerikane.

Duke iu përgjigjur lajmit, Trump tha se zhvillimet e fundit në industrinë e inteligjencës artificiale të Kinës mund të jenë pozitive edhe për SHBA-në.

Nëse mund ta bëjnë më lirë, nëse mund ta bëjnë për më pak kohë dhe të arrijnë në të njëjtin rezultat përfundimtar, mendoj se kjo është një gjë e mirë për ne, u tha ai gazetarëve.

Ne nuk prisnim që çmimi të ishte një çështje kaq e ndjeshme,thotë 40-vjeçari, i diplomuar në inxhinieri informative dhe elektronike, Liang Wenfeng që themeloi kompaninë.

Luis de la Fuente trajner i Spanjës deri në vitin 2028
Ne thjesht po ndiqnim ritmin tonë, duke llogaritur kostot dhe duke vendosur çmimet në përputhje me rrethanat, shton Liang.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT