19.5 C
Tiranë
Tuesday, July 29, 2025
spot_img

COVID-19/ Java nis me shifra të larta, 295 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 295 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19. Sipas MSH janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,
22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,
11 raste në Fier dhe Pogradec,
10 raste në Krujë dhe Berat,
9 raste në Elbasan dhe Lezhë,
7 raste në Gjirokastër,
6 raste në Kurbin,
5 raste në Divjakë,
4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,
3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,
2 raste në Has dhe Shijak,
1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 295
Të shëruar ne 24 orë 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1413

Testime totale 108.782
Raste pozitive 17350
Raste të shëruara 10167
Raste Aktive 6729
Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3307
Durrës 693
Shkodër 477
Fier 419
Korçë 404
Lezhë 350
Elbasan 293
Vlorë 243
Berat 202
Kukës 172
Dibër 86
Gjirokastër 83

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kukës – Gjendet trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

0
Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende...

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë,...

0
Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke...

Trup i pajetë në Liqenin e Shkodrës, dyshohet vetëvrasje

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ujërat e liqenit. Policia njofton...

Treni I pasagjerëve del nga shinat në Gjermani, disa viktima dhe të plagosur

0
Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Baden-Württemberg të Gjermanisë, ku një tren pasagjerësh doli nga shinat duke shkaktuar...

Azerbajxhan – Dënimi i aktivistit ndez zemërimin kundër BE-së

0
Arrestimi dhe dënimi me 15 vite burg për “tradhti të lartë” i Bahruz Samadov, një student doktorature 30-vjeçar dhe aktivist i njohur për paqe...