26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjyqtarja Elona Toro kandidon për Gjykatën e Lartë pa mbaruar vettingun. E vlerëson i shoqi, anëtar i KLGJ

Në mbledhjen e zhvilluar në platformën online me datë 17 shtator, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi disa vendime mes të tjerave edhe verifikimin për plotësimin e kritereve të kandidatëve për anëtarë të gjykatës së Lartë. Në mesin e kandidatëve, bie në sy edhe emri i gjyqtares së Apelit, Elona Toro, e cila synon një post në gjykatën supreme. Në fakt, kandidimi i saj nuk do të përbënte lajm, por në rastin e kësaj gjyqtareje ka dy probleme thelemore.

Së pari, Elona Toro ende nuk e ka përmbyllur përballjen me procesin e vettingut. Ajo është konfirmuar me shumicë votash në shkallë të parë, por anëtarja e KPK-së e cila doli në pakicë ngrinte një sërë pikëpyetjesh për pasurinë e saj. Pra, edhe pse pret të përballet me Kolegjin e Apelimit, problemi i dytë që është në fakt, thelbi në këtë proces, është bashkëshorti i gjyqtares.

Alban Toro, është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion që do të vendosë për fatin e gjyqtares Elona Toro nëse do ta propozojë atë duke e emëruar në gjykatën e Lartë. Burimet thanë se z.Toro nuk ka qenë pjesë e mbledhjes dhe nuk do të jetë as në vijim kur do të shqyrtohet kandidatura e bashkëshortes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...