5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Covid-19 në Kinë/ Pekini hakmerret ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë, bllokon vizat afatshkurtra

Pasi Japonia dhe Koreja e Jugut mori masa kufizuese ndaj udhëtarëve që vinin nga Kina, për shkak të infektimeve me Covid-19, Pekini i është përgjigjur në shenjë hakmarrje duke ndaluar vizat afatshkurtra për japonezët dhe koreanët.

Kina ka deklaruar se pauzat për vizat e Koresë së Jugut do të mbetet në fuqi derisa të hiqen kufizimet “diskriminuese” të hyrjes kundër Kinës.

Kujtojmë që javën e kaluar, Koreja e Jugut ndaloi lëshimin e vizave turistike për ata që vijnë nga Kina, të cilat ministria e jashtme kineze i quajti “të papranueshme” dhe “joshkencore”.

Ndërkohë, Japonia, po lejon vizitorët kinezë të hyjnë në vend, por vetëm ata që rezultojnë negativ ne Covid. Po ashtu, Japonia po kufizon fluturimet nga Kina në disa qytete.

 

 

Ambasadat e Pekinit në Seul dhe Tokio kanë konfirmuar kufizimet e reja të vizave për vizitorët në Kinë.

Sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut, rreth një e treta e të gjithë të ardhurve nga Kina kanë rezultuar pozitiv me Covid përpara se të vendoseshin kufizimet e vizave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT