24.5 C
Tiranë
Monday, August 18, 2025
spot_img

 COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 695 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 17 pacientë, si dhe janë regjistruar 695 raste të reja infektimi.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 563 persona të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:  COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1963 testime, 563 të shëruar, 695 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Në 24 orët e fundit paraqitet si vijon janë kryer 1.963 dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të qytetarëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 695

Të shëruar ne 24 orë 563

Të shtruar në spitale 463

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 1.963

Testime totale 205.971

Raste pozitive 43.683

Raste të shëruara 22.180

Raste Aktive 20.581

Humbje jete 922

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11041

Fier                  1612

Durrës             1349

Korçë   1122

Vlorë   1037

Shkodër            903

Elbasan            872

Lezhë   740

Berat   701

Gjirokastër 518

Kukës   434

Dibër   252

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin përfundon në rrethimin e vilës qeveritare në Ujë...

0
Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në rrethimin...

“Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm” – Sali Berisha viziton Istogun...

0
Istog – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë private në Istog të Kosovës, ku mori pjesë në disa aktivitete lokale dhe...

Air Canada pezullon fluturimet për shkak të grevës së asistentëve të fluturimit

0
Toronto – Air Canada njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj pas fillimit të grevës nga stafi i asistentëve të fluturimit, duke prekur...

Dhimbja kronike dhe shpresa e re nga neuroshkencëtarët

0
Dhimbja e zakonshme largohet me shërim, por dhimbja neuropatike nuk zhduket kurrë. Edhe një prekje e lehtë mund të ndihet si zjarr, duke ndryshuar...

Shpat Kasapi mohon përleshjen në dasmë: “Thjesht një debat i vogël, askush nuk më...

0
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend”...