34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Covid-19 / SHBA në pritje të paketës së re financiare, ja kush do të përfitojë

Anëtarë të Kongresit amerikan pritet të shpallin sot hollësitë e një projektligj të ndihmës së shumëpritur për familjet dhe bizneset amerikane në nevojë për shkak të pandemisë. Projektligji është hartuar me mbështetjen e të dyja partive.

Një grup përfaqësues nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët dhe nga Senati ku republikanët kanë shumicën, pritet të nxjerrin tekstin zyrtar të një projektligji prej 908 miliardë dollarësh për të zbutur ndikimin shëndetësor dhe ekonomik të virusit në ditët e para të administratës së Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi dhe Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell shpresojnë t’ia bashkëngjitin paketën e re të ndihmës për koronavirusin një projekt-buxheti prej 1.4 trilionë dollarësh që Kongresi duhet të miratojë deri të premten për financimin e agjencive qeveritare.

Në fillim të këtij viti ligjvënësit miratuan 3 trilion dollarë ndihmë për COVID-19n, por nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për ndihma të reja që nga muaji prill.

 

 

Një varg programesh të ndihmës emergjente në përgjigje të pandemisë, si pagesa shtesë për papunësinë dhe masat për të mos lejuar dëbimin e qiramarrësve, skadojnë në fund të dhjetorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...