10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Dalin detaje të reja nga ‘vrasja’ që u parandalua nga policia në Tiranë/ Në fund të hetimeve u arrestuan 3 persona, u sekuestrua një sasi e madhe municionesh, përfshirë armë dhe tritol C4

Detaje të reja dalin në dritë nga një vrasje që pritej të ndodhte në Tiranë, e cila u parandaluar nga ana e Policisë së Lezhës, edhe pse të dyshuarit kryesor nuk janë vënë në pranga. Policia arrestoi në fund të hetimeve 3 persona, sekuestroi një sasi të madhe municionesh, përfshirë armë dhe tritol C4, si dhe u kap një sasi prej 89 mijë eurosh që dyshohet se është produkt i veprimtarisë kriminale.

Kush janë personat e arrestuar dhe lidhja me të dyshuarit kryesorë

Policia vuri në pranga gjatë operacionit shtetasit Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe shtetasja Marie Marku, ndërkohë që shpalli kërkim shtetasit Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka.

Çifti Marku janë vjehërrit e personit të arrestuar Mark Lamkja, i cili sipas policisë tentoi prishjen e provave, dhe personit të shpallur në kërkim Edmir Vlashi.

Sipas burimeve edhe paratë që u sekuestruan nga policia kanë qenë të dy baxhanakëve, Lamkja dhe Vlashi, dhe shtëpia e çiftit Marku shërbente si bazë e tyre.

Si nisi konflikti që çoi në planifikimin e vrasjes

Mësohet se dy personat e shpallur në kërkim Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kanë pasur një konflikt me një person tjetër për prishjen e pazareve të drogës. Konflikti ka nisur në shtetin belg, ku dhe personat e mësipërm kryenin aktivitetin e tyre të trafikimit të lëndëve narkotike.

Nuk bëhet ende i ditur personi i tretë i përfshirë në konflikt.

Policia ra në gjurmët e autorëve, pasi i ka përgjuar ata, por në rrethana që nuk dihen ende, ata duket se janë sinjalizuar për operacionin e policisë dhe kanë mundur që të largohen.

Në pranga ranë vetëm 3 persona, ndaj të cilëve rëndojnë padyshim akuza më të lehta, siç mund të jetë ajo e prishjes së provave, apo përkrahjes së autorit të krimit.

Çfarë u sekuestrua gjatë operacioni të policisë

2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë; 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;

2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...