22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Pistë e re hetimi për vrasjen në Kosovë/Pretendohet se ka pas një vetëvrasje të një të reje që fajësohej shoferi, dmth nga dikush është fajësuar…pastaj pse ia ka nxanë rrugën ky..”

Avokati Besnik Berisha ka zbuluar një pistë që po hetohet për tragjedinë në Gllogjan, ku u vranë tre persona në një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Sipas Berishës, pretendohet se ka pasur një vetëvrasje të një të reje, për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit.
Ai ka thënë se kjo është një prej pistave që po hetohet, pra “hakmarrje si rezultat i humbjes së jetës së një të reje.”
Por, Berisha ka shtuar se në këtë pistë s’ka diçka konkrete ende dhe se paralelisht me të po hetohet edhe një pistë tjetër.

“Pretendohet se ka pas një vetëvrasje të një të reje që fajësohej shoferi, dmth nga dikush është fajësuar…pastaj pse ia ka nxanë rrugën ky. Unë nuk po them që organet e kanë fajësu, por nga dikush fajësohej, tash edhe emnin s’muj me ia ngjit këtu. Fajësohej për atë akt, për atë humbje jete dhe thuhet se, së paku pista që hetohet, se dyshohet se ka pas një periudhe “grace period”, që pas një viti e tutje nga momenti tragjik t’i mbushë një vjet, unë do të merrem vesh me atë person ndryshe. Dhe kjo është një nga pistat e cila po hetohet, pra hakmarrje si rezultat i humbjes së një jete të një të reje. Por, që ta analizoj këtu, edhe në këtë pistë që po punohet paralelisht me një version tjetër, nuk ka diçka konkrete, ka akoma thashetheme”, ka thënë Berisha në Klan.

Ndryshe, të premten e 26 nëntorit, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar me kallash. Nga ky sulm janë vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, derisa i plagosur ka mbetur një nxënës tjetër.
Deri tash, s’ka ndonjë të dyshuar për këtë rast. Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që ofron informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e autorit/ve të këtij akti.

“Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e qeverisë .

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...