5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Dalin detaje të reja: Elvis Naçi dhe ‘Bordi i Firdeus’, skema e miliardave të donacioneve që po trondit opinionin publik”

Në profilin e fondacionit “Firdeus”, Hoxhë Elvis Naçi shfaqet me fotografinë e tij dhe një thënie të Profetit Muhamed: “Kushdo që udhëzon dikë për të bërë mirë, ai fiton po të njëjtin shpërblim sikurse ai që e bëri këtë të mirë.” Por ndërsa thirrjet për bamirësi vazhdojnë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, faktet e publikuara nga burime mediatike dhe denoncime publike sugjerojnë një tjetër realitet: miliarda donacione të mbledhura ndër vite janë zhdukur, duke ngritur dyshime të forta për mashtrime dhe pastrim parash.

Sipas raportimeve, Elvis Naçi prej nëntë vitesh ka ngritur një strukturë të gjerë, ku përfshihen gruaja e tij Fatime Naçi, vëllai Ilir Naçi, nipi Marvin Naçi, djali i tezes Florian Brinja dhe baxhanaku Andi Qinami. Ky rreth i ngushtë familjar, i njohur si “Bordi i Firdeus”, akuzohet se menaxhon fondet e mbledhura në emër të bamirësisë, duke përvetësuar shuma marramendëse.

Në administratë figurojnë edhe 12 persona të regjistruar si punonjës, ndër ta nipi, mbesa dhe të afërm të tjerë të Naçit, të cilët sipas denoncimeve nuk marrin paga, por figurojnë në letra si staf i fondacionit. Ndërkohë, në krye të menaxhimit financiar ndodhet Lauresha Basha, e përshkruar si “drejtore de-facto”, e cila me përvojën e saj në bankat private dhe në Ministrinë e Kulturës dyshohet se luan rol kyç në pastrimin e dokumenteve.

Një nga rastet më të bujshme mbetet skandali i banesave në Thumanë pas tërmetit të vitit 2019. Nga 9 milionë euro të mbledhura për ndërtimin e 168 shtëpive, analiza financiare tregoi një boshllëk prej 5.7 milionë eurosh. Pas denoncimeve publike, numri i shtëpive të ndërtuara u ndryshua në 244, duke ngritur edhe më shumë dyshime për manipulime financiare.

Burime pranë agjencive anti-krim pretendojnë se donacionet e mbledhura janë përdorur për blerje vilash, apartamentesh, tokash dhe biznese, ndërsa një pjesë e tyre dyshohet se janë kanalizuar nëpërmjet kompanisë ndërtimore “LEOM Sh.p.k”, e lidhur drejtpërdrejt me rrethin e Naçit.

Aktualisht, ka gjithnjë e më shumë thirrje që SPAK të nisë një hetim të plotë mbi aktivitetin financiar të fondacionit “Firdeus” dhe të gjithë personave të përfshirë, për të zbuluar fatin e miliardave që shqiptarët kanë dhuruar në emër të bamirësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...