29.1 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Dy vite pas ndarjes nga jeta, Sinéad O’Connor bëhet protagoniste e një filmi biografik

Ikona e muzikës irlandeze Sinéad O’Connor do të rikthehet në ekranin e madh me një film biografik që ndodhet aktualisht në zhvillim, dy vite pas vdekjes së saj.

Projekti do të drejtohet nga Josephine Decker, e njohur për filmin Shirley (2020), ndërsa skenari është shkruar nga autorja irlandeze Stacey Gregg. Filmi po prodhohet nga kompania ie: entertainment, e njëjta që solli dokumentarin e suksesshëm Nothing Compares (2022), ku O’Connor vetë kishte bashkëpunuar.

Në prodhim janë përfshirë gjithashtu edhe See-Saw Films, fituese e Oscar-it për The King’s Speech, si dhe kompania Nine Daughters, e cila ka sjellë tituj të vlerësuar si Lady Macbeth.

Biografia kinematografike do të fokusohet tek jeta e hershme dhe ngritja në karrierë e këngëtares nga Dublini, duke treguar jo vetëm suksesin e saj në muzikë, por edhe luftën e guximshme kundër abuzimeve të Kishës Katolike dhe shtetit irlandez.

Projekti është në zhvillim që prej publikimit të dokumentarit Nothing Compares, i cili mori vlerësime të larta kritike dhe solli një tjetër perspektivë mbi trashëgiminë e artistes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...