8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Damian Gjiknuri prezanton në Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark Edona Bilali/ “Të gatshëm të ulemi dhe të dialogojmë me PD”

Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi në Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark Edona Bilali në një mbledhje të zhvilluar me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe struktura të tjera të kësaj force politike në qarkun Shkodër.

Pas mbledhjes, Gjiknuri që shoqërohej edhe nga sekretari organizativ Blendi Klosi, deklaroi se PS do vijë organizimin për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme që tani në mënyrë që të vijojë të përçohet fryma e fitores.

I pyetur nëse PS është e gatshme që t’i ofrojë PD ndryshimet e reformës territoriale që kërkon Basha në këmbim të dakordësisë së PD për ndryshimet kushtetuese në organet e Vettingut, Gjiknuri tha se PS siç ka deklaruar edhe kryeministri Rama është e gatshme që të dialogojë me PD, por në institucione dhe jo jashtë tyre për reforma dhe çështje të ndryshme.

“Jemi në një proces jo vetëm prezantimi të drejtuesve të rinj por edhe një analize elektorale që do ti shërbejë PS. Jemi një parti që nuk do presim zgjedhjet për tu organizuar por gjatë gjithë kësaj kohe do të bëjmë organizimin e nevojshëm që të përballojmë edhe zgjedhjet vendore edhe ato të përgjithshme. Ky proces është i nevojshëm pavarësisht se mund të ketë mendime të ndryshme sa i përket organizimit, rëndësishme është që ne kemi frymë fituese dhe do vazhdojmë që ta përçojmë këtë frymë kudo,- tha Gjiknuri.

I pyetur nëse është e gatshme PS që të pranojë kërkesën e PD për ndryshimet në reformën territoriale, në këmbim të dakordsisë të PD për ndryshimet Kushtetuese, Gjiknuri u shpreh se PS është e gatshme të ulet dhe të dialogoi me PD.

 “PS dhe kryeministri Rama e ka thënë edhe në Kuvend që ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të dialogojmë me PD, dialogimi nuk bëhet me diplomacinë e megafonit as me deklarata për shtyp, dialogimi bëhet që të ulemi në tryezë siç kemi bërë reformën zgjedhore më parë, siç kemi bërë reforma të tjera. Kryeministri e tha që ne jemi të gatshëm pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kemi qoftë për reformën në drejtësi, qoftë për reformën territoriale apo edhe për probleme të reformës zgjedhore nëse ata duan të adresojnë këto çështje e mira është edhe një dialog që zhvillohet në institucione. PD është në institucione dhe ne e mirëpresim në çdo kohë. Për përmbajtjen është shpejt të flasim sepse ai është produkt i tryezave të përbashkëta.

Më tej Gjiknuri theksoi se: “Nuk dua të futem në akuzat që kanë ata me njëri-tjetrin. Ky është një problem i tyri i brendshëm. PS është e gatshme të dialogojë me PD-në zyrtare kushdo që merr përsipër të përfaqësojë dhe që do të shprehi interesat e demokratëve për ata ndryshime që ata mendojnë të nevojshme. Por negociatat dhe politikbërja zhvillohet në institucione dhe ne jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë me ta,- përfundoi ai. 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...