Një incident i paimagjinueshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së Brodby me Kopenhagen. Huliganët hodhën minjtë e ngordhur në fushë.
Ngjarja ndodhi në stadiumin “Brondby” kur gjatë ndeshjes së Brondby kundër Kopenhagës (2-3), teksa tifozët e ekipit vendas hodhën minjtë e ngordhur në fushë. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Tifozët e Brondby kishin bërë pikërisht të njëjtën gjë në vitin 2017 sërish në një ndeshje kundër Kopenhagen.
Rivaliteti i madh kundër tyre ka sjllë këtë sjelljë që shkon kundër çdo logjike. Akti është dënuar nga media dhe kërkohen hetime për të parandaluar shfaqje të tilla në stadiumet e futbollit.