5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dasma e Genar Topallit dhe Cindy Marinës: Pamjet e para nga ceremonia në Itali

Pas lajmit për martesën e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares dhe deputetes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, me modelen dhe moderatoren sportive Cindy Marina, në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e para nga ceremonia madhështore e mbajtur në Itali.

Në videot e shpërndara, shihen momente të mbushura me emocione, ku dhëndri vallëzon fillimisht me nusen e tij, e më pas me të ëmën. Një ndër klipet më të shpërndara tregon pikërisht momentin e kërcimit të Jozefina Topallit me të birin, duke emocionuar të pranishmit në ditën e tij më të veçantë.

Ceremonia, e organizuar në një prej ambienteve të Vatikanit, ka qenë private dhe e rezervuar, por pamjet e fundit hedhin dritë mbi atmosferën festive dhe elegancën që e karakterizoi.

Kjo ngjarje e rëndësishme familjare bëri që Jozefina Topalli të mungonte në seancën e parë të konstituimit të Kuvendit, ku deputetët e rinj bënë betimin, duke u renditur ndër pesë ligjvënësit që nuk ishin të pranishëm.

Nga ana tjetër, Cindy Marina, e njohur për titullin Miss Universe Albania 2019, karrierën e saj si sportiste dhe prezantuese televizive, kishte organizuar më herët një festë beqarie në SHBA, e cila gjithashtu u bë virale në rrjete sociale.

Dasma e çiftit ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm për shkak të figurës publike të familjes Topalli, por edhe për shkak të profilit të lartë të Cindy Marinës, duke u kthyer në një nga eventet më të komentuara të javës në median rozë shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...