Tensionet në shtëpinë më të famshme në vend janë rritur ndjeshëm pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Labinotit dhe Elijonës. Konkurrenti e akuzoi Elijonën për sjellje të pamoralshme, duke iu referuar puthjes së saj me Klodin dhe duke pretenduar se ajo mund t’i ketë “prishur punë” atij me partneren që e pret jashtë shtëpisë.
Deklarata e Labinotit solli menjëherë reagimin e Elijonës, e cila nuk ngurroi t’i kundërpërgjigjej me tone ironike: “E kam kafshu edhe Londrimin, pse nuk i prisha punë atij?”, tha ajo, duke vënë në dyshim logjikën e akuzës.
Por Labinoti këmbënguli në qëndrimin e tij, duke theksuar se situatat nuk janë të krahasueshme, pasi sipas tij Londrimin “nuk është duke e pritur askush jashtë”.
Debati u ndoq me vëmendje nga banorët e tjerë dhe pritet të ndikojë në raportet brenda shtëpisë, ndërsa publiku tashmë po reagon gjerësisht në rrjetet sociale.






