38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti garanton rezervat dhe çmimin e naftës”

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën e qytetarëve. Ai deklaroi se pagat në sektorin publik dhe privat janë rritur dhe theksoi se prioritet mbeten pensionet, të cilat sipas tij do të dyfishohen çdo vit.

Duke u ndalur te çmimet e naftës, Rama tha se ato po ndikohen nga konflikti në Iran, por shtoi se shteti ka ndërhyrë për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur qytetarët. “Jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë me 10 përqind. Me Bordin e Transparencës kemi diktuar çmimin e naftës dhe do të garantojmë rezervat për çdo rast,” tha ai.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu futjen në treg të komponentëve shtetërorë dhe disa risive teknologjike që pritet të rrisin të ardhurat e buxhetit të shtetit, duke theksuar rëndësinë e reagimit të shtetit ndaj krizave ekonomike: “Qoftë me pandeminë, me tërmetin apo luftën në Ukrainë, kemi bërë reagime që kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar ekonominë të mos rrëzohet.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...