10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe një grup banorësh të qytetit.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, falënderoi pjesëmarrësit dhe Bashkinë e Durrësit, e cila ishte përfshirë vetëm në mënyrë shkresore, pasi nuk ka rol në projektin e Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF). Zhupa theksoi se AADF refuzoi të marrë pjesë dhe të japë llogari publike para Kuvendit për menaxhimin e pronës publike dhe interesit publik.

“Sot jemi përballë faktit që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të detyrojë një institucion privat të vijë në dëgjesë. Kjo konfirmon shqetësimet e opozitës për ndërhyrjen e AADF në pasuritë publike shqiptare: Butrinti, Piramida, Elbasani, Gjirokastra, Ohri”, tha Zhupa. Ajo shtoi se interesi publik duket i lënë në dorë të privatit, pa mekanizma për t’i kërkuar llogari.

Nga ana e banorëve, Entela Koja, arkitekte dhe urbaniste dhe një nga pronaret e banesave të prekura nga projekti, deklaroi se TID ka shkelje të rënda në të drejtat qytetare dhe pronësisë. Ajo shtoi se deri në daljen e VKM-së së shpronësimit në gusht, banorët nuk janë pyetur. Koja përmendi ligjin 169 të vitit 2020, i cili parashikon konsultime me prezencë dhe marrje mendimesh nga banorët, të cilat duhet të merren parasysh nga grupi i projektimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...