19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Debat në parlament për situatën në Kolonjë, Xhaçka: ‘Po flet jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës’

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, të dyja nga qarku i Korçës, janë përplasur në një debat të ashpër në seancën plenare të parlamentit.

Koti akuzoi Xhaçkën dhe kryebashkiakun e Kolonjës për përfitime personale nga ndërtimet private në qytetin e Kolonjës, duke shtuar se situata në këtë zonë është shumë e rëndë për shkak të varfërisë ekstreme.

Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës?

Edhe rruga Korçë Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por ata si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.’- tha Koti.

Në anën tjetër, Xhaçka kundërpërgjigjej se Koti po përhap broçkulla dhe se investimet private në zonë po e ndihmojnë në rivitalizimin e saj. Ajo i ftoi Kotin të vizitonte Kolonjën për të parë për veten e saj zhvillimet pozitive që po ndodhin atje.

Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.’- u shpreh Xhaçka.

Debati reflektoi tensionet politike dhe kritikat ndaj administratës së bashkisë së Kolonjës, duke theksuar ndryshimet sociale dhe ekonomike në këtë zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...