12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Debate në komisionin e ekonomisë, Braçe :”Përse 24 ditë pasi është mbyllur viti kemi ende para pa përdorur”

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat teksa po diskutohet për akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, në kuadër të Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria.

Deputetja Jorida Tabaku, por edhe deputeti i Partsë Socialiste Erion Braçe kanë kërkuar në komision prezencën e ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Tabaku: Ministrja duhet të ishte këtu, të sqaronte arrestimin e nënpunësit më të lartë autorizues të shtetit shqiptar. Ajo duhet të ishte këtu dhe të sqaronte se çfarë ka ndodhur. 

I të njëjtit mendim ishte edhe deputeti Braçe.

“Për çështje penale nuk kam asnjë dëshirë të pyes kënd . Shumica dërrmuese që janë këtu dhe mbivendosja. Kam vendosur që me durim shumë dhe respekt të Kushtetutës të dëgjoj drejtësinë. Gjithkush ka mënyrën e vet të të qasurit ndaj drejtësisë.Une kam këtë. E kam qepur, e kam mbyllur gojën dhe kërkoj të pres drejtësisë. Kam duruar lloj palaçoje në parlament. Akti normativ ka hyrë në fuqi ditën që është miratuar. Mua më shqetëson fakti se për të njëjtën çështje brenda katër ditësh ka qëndrime të ndryshme. Përse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Përse ka qëndrime të ndryshme dhe për  një kategori punëtorësh marrin shpërblim dhe të tjerë jo. Përse këta të bujqësisë nuk marrin, kush është argumenti? Përse 24 ditë pasi është mbyllur viti kemi ende para pa përdorur kur janë dhënë të gjitha alternativat se si të përdoren paratë në mënyrë efektive. Mua më intereson buxheti i shtetit”, tha Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...