17.5 C
Tiranë
Friday, September 27, 2024
spot_img

Debate për Portin e Durrësit në Kuvend, Balla :”Nuk duhet ti veni nga mbrapa këngës së Saliut”

Ka nisur me debate seanca e sotme e Kuvendit pasi qeveria futi me procedurë të përshpejtuar pr/ ligjin për Portin e Durrësit.

Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës të cilët ishin kundër hyrjes së këtij pr/ligji në seancën e sotme por të vijiohet sipas procedurës normale.

Ai u bëri thirrje deputetëve se kanë hedhur akuza të kota pasi nuk njohin asnjë element rreth portit dhe të mos shkojnë mbrapa Sali Berishës.

Balla: Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjell ne kontratë të besueshme, jep mundësisë Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve në Mesdhe të kthehet në një prej pikave më të rëndësishme të këtij sektori. Porti i Durrësit do të kthehet në një prej më të rëndësishmëve.

Të gjitha akzuat që keni hedhur deri tani pa lexuar asnjëherë asnjë element duhet ti tërhiqni mbrapsht. Do të kemi 2 javë kohë për ti diskutuar ne komisionet parlamentare. Ju nuk duhet ti veni nga mbrapa këngës së Saliut. Sali është në borderonë e Kremlinuit. Kremili nuk ka asnjë interes që të zhvillohet një port.

Fjalën time për këtë marrëveshje do ta mbaj më datë 24. Hiqni dorë nga të shkuarit mbrapa Saliut, se ai këto mundësi i ka parë për xhepin e familjes së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT