12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Debati agravon në përplasje fizike, Kejvina pranon se goditi Luizin

Një debat aspak normal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit. Gjërat mes tyre agravuan në ofendime nga të dyja palët duke marrë edhe paralajmërime nga produksioni.

Mirëpo, duket se paska pasur më keq se kaq dhe Kejvina e ka goditur Luizin. Dhe çuditërisht nuk është transmetuar asnjë pamje e tillë. Në mediat sociale po qarkullon një video ku vetë Kejvina pranon se ka qëlluar me shuplakë Luizin teksa flet me Kristin. Po ashtu, ajo e ka qëlluar atë me cigaren elektrike, gjë që është pranuar sot nga disa banorë, përfshirë edhe Luizin.

Në rregullat e produksionit diçka e tillë ndalohet në mënyrë absolute, teksa mbetet për tu parë çfarë vendimi do merret për Kejvinën.

Po ashtu, një deklaratë e bërë nga Kejvina është ajo që ka irrituar shumë njerëzit. Përveçse i tha Luizi se nuk meriton as të marrë frymë, ajo i ka përmendur edhe të atin e ndjerë. Një deklaratë që me të drejtë ka mërzitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe që kalon çdo limit debati dhe loje.

Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare. Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...