11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Debati i ashpër mes Ulsi Manja dhe Lulzim Bashës:” Vjen dhe shet moral, vë dorën në zemër”

Me replika mes Ulsi Manja dhe kreut të PD, Lulzim Basha u zhvillua seanca plenare, ku ministri po jepte përgjigjet Partisë Demokratike për amnistinë penale. Ndërsa Alibeaj po hidhte akuza se me amnistinë u liruan të korruptuarit dhe se ishte një minim i punës së SPAK, Manja i kujtoi disa çështje të vjetra Lulzim Bashës.

Gjithë këtë ‘dashuri’ për SPAK, Manja i sugjeroi Bashës që ta tregojnë duke u vendosur në dispozicion të drejtësisë së re për 21 janarin, rrugën e Kombit apo çështjen e lobimit rus në Partinë Demokratike.

Ministri i Drejtësisë akuzoi PD-në se ka ngritur furtunën në gotë duke thënë se janë liruar të korruptuarit, por sipas tij ata janë vetëm 8 nënpunës, të cilët nuk janë zyrtarë të lartë.

Përgjigja i erdhi nga Lulzim Basha, i cili i tha ministrit se “leshtë e tij i kanë ngelur në gojë”, ndërsa i tha që të merret më të vërtetat, dhe të tregojë se përse i gënjeu shqiptarët se nuk amnistoi të korruptuarit.

Si mor burrë i dheut vjen dhe shet moral, vë dorën në zemër, qan për viktimat e drejtësisë. Kur the se dua amnisti për ata që godasin punonjësit e policisë, që i prenë dorën polices dhe vjen këtu e vë dorën në zemër dhe bën oralin e viktimave të këtyre që liruam nga amnistia. Ti je i pakënaqur me veten, kur s’u kënaqe kur të bëri Berisha ministër drejtësisë, s’ke për tu kënaq në këtë dynja, e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë unë vihem në dispozicion që të hetohem për rrugën e Kombit se i kam shpëtuar me raport mjeku, e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju, kjo është më dashuria për SPAK. Është një çështje tjetër që ka thënë Strasburgu, 21 janari është krim shtetëror i pahetuar.

Moralisht të jesh ish ministër i Brendshëm të vriten 4 qytetarë të pafajshëm dhe mos të ndjesh detyrim moral të vihet në dispozicion të drejtësisë së re, ku është moral për SPAK, aty e keni, nëse e doni shkoni të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Kemi ngritur furtunën në gotë dhe keni hall politik, por mos barazoni veten me 8 fakir që sanksioni dhe vepra për të cilën janë dënuar e kanë nga gjobë deri në 3 vjet. Meqë jeni këtu tu jap një shifër, masa e dënimit të dhënët për këta ka qenë nga 8 muaj deri në 3 vjet, ju kemi fal nga 7 ditë deri në 1 vit e 5 muaj. Po të them ku janë 80 të dënuarit e SPAK që kanë përfituar dil e jep një emër. Kur t’i kesh emrat nga institucionet hajde këtu dhe thuaj. Ke për të ngel i pakënaqur gjithë jetën, se është çështje si je gatuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...