12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Debati në këshillin e legjislacionit për mandatin e Deputetes Olta Xhaçka: Tensionet mes Socialistëve dhe Demokratëve

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me tensione dhe debate mes socialistëve dhe demokratëve, të cilat janë përqendruar rreth çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Deputetja Ermonela Felaj dhe deputetja Dhurata Çupi kanë paraqitur pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje dhe procedurën që duhet të ndiqet.

Në diskutimin e saj, deputetja Felaj ka theksuar se Këshilli i Legjislacionit është një organ këshillimor, i cili ka rol në dhënien e mendimeve për vendimet e Gjykatës Kushtetuese (GJK). Sipas saj, është e rëndësishme që ky këshill të japë një mendim të përbashkët dhe të sugjerojë që kryetarja e Kuvendit të përfshijë mocionin në seancën plenare. Ajo ka propozuar që të shmangen vonesat dhe procedurat e ndërlikuara, duke sugjeruar që të përmbyllet procesi dhe të dërgohet mendimi përfundimtar te kryetarja e Kuvendit. Felaj ka nënvizuar se referimi në nenin 14 të rregullores mund të ndihmojë në përshpejtimin e këtij procesi.

Pjesë nga diskutimi:

Felaj
: Mendon se mund të jemi më të kursyer në kohë dhe në retorikë. Këshilli për legjislacionit është këshillimor, për të dhënë mendim për vendimin e GJK. Për çështjen në fjalë jemi marrë shumë gjatë. Meqë jemi organ i dhënies së mendimit, të japim mendimin e përbashkët dhe kryetarja e Kuvendit, mocionin me debat ta përfshijë në seancë plenare. Këtë mendim duhet t’i japim kryetares së Kuvendit. Nuk do isha të futeshim në raporte, të mblidhemi dhe njëherë për të miratuar raporte etj etj. Mund ti referohemi nenit 14.

Çupi: Faleminderit zonja Felaj. Në fakt ka vite që kjo godinë dhe godina përballë gjendjen në një rrumpallë dhe kaos legjislativ ku askush nuk respekton atë. Nuk keni pikën e respektit për çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja. Ka një urdhër të kryetares së Kuvendit që kërkon mbledhjen e Këshillit Legjislativ të Kuvendit për shqyrtimin e vendimit nr 55. Ka një rregullore që ka pikë 1 dhe 4 , por ka dhe pikën 8 për një raport. Nuk mund t’i dalim në dritare dhe të njoftojmë Spiropalin, por duhet një raport me shkrim. Fakti që jemi dakord për një raport, mund t’ia paraqesim kryetares.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...