11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Debati në Kuvend: PD propozon gjini “të pandryshueshme”, mazhoranca e rrëzon

Një debat i ri ka shpërthyer në Kuvendin e Shqipërisë mbi të drejtën për ndryshimin e gjinisë pas lindjes. Partia Demokratike propozoi një amendament në ligjin e gjendjes civile, duke kërkuar që gjinia të mbetet biologjikisht e pandryshueshme.

Amendamenti u rrëzua nga mazhoranca gjatë mbledhjes së komisionit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, që e cilësoi të panevojshëm, duke theksuar se ligji aktual nuk lejon regjistrimin e një gjinie të ndryshuar dhe njeh vetëm gjininë e përcaktuar në lindje: mashkull ose femër.

Relatori i projektligjit, demokrat Tritan Shehu, argumentoi se ndryshimi është i nevojshëm për të mbrojtur familjen:

“Nëse në certifikatat tona nuk përcaktohet qartë gjinia në momentin e lindjes, nëse ajo bëhet e ndryshueshme sipas perceptimit personal, atëherë bie themeli i identitetit gjinor. Ky është deformim gjuhësor dhe moral që zhduk konceptin e familjes.”

Nga ana tjetër, socialist Eduard Shalsi e cilësoi propozimin si “tym-najë” dhe përpjekje për të krijuar zhurmë në një çështje të ndjeshme:

“Kur ne kemi firmosur konventën e të drejtave të njeriut, nuk ka nevojë për këtë nismë.”

Grupi i organizatave që mbrojnë të drejtat e LGBTI ka reaguar gjithashtu, duke e cilësuar si keqinformim dhe nismë antikushtetuese që mund të nxisë diskriminimin ndaj komunitetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...